FSK-ja e shkruan historinë në SHBA

Opoja.net Opoja.net Kosova

Në një ceremoni ushtarake, në prezencën e autoriteteve civile dhe ushtarake, në bazën Camp dodge, të Johnston, të shtetit të Iowa-s, është realizuar ceremonia parazbarkuese e grupit të parë 734 Regional Support Group të Gardës Kombëtare të IOWA pjesë e të cilit do jenë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionet paqeruajtese ndërkombëtare.

Me këtë rast, në emër të Republikës së Kosovës, MM/FSK Kolonel Ilir Qeriqi, Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në SHBA iu drejtua me një fjalë rasti ushtarëve të rreshtuar në këtë ceremoni ku edhe prezantoi letrën e derguar nga KOMFSK Gjenerallejtenant Rahman Rama ku theksoi se partneriteti disavjeçar ka arritur pikën më të lartë të bashkëpunimit; si një mundësi unike e moment historik për FSK-në për të kontribuar në misione paqeruajtëse përkrah Ushtrisë Amerikane.

 

Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve, që Ushtria Amerikane i ka dhënë FSK-së si dhe partneritetin strategjik.

 

Edhe Senatorja Amerikane zj Joni Ernst dhe Gjenerali Corell, komandant i Gardes Kombëtare të Iowa-s, e kanë cilësuar si një moment historik dhe kanë vlerësuar lart bashkëpunimin disavjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe z Artan Duraku Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa-s.

Republika e Kosovës, shprehë gatishmërinë më të lartë dhe njëkohësisht mbetet shumë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë që i është dhënë FSK-së për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-