Sipas tij, prokurimi i këtij sistemi është realizuar përmes programit Foreign Military Sale (FMS), një marrëveshje shtet më shtet, ndërsa pagesa për këtë pajisje është kryer në vitin 2021.
Maqedonci theksoi se këto fluturake, së bashku me sistemet tjera ekzistuese, përbëjnë një kapacitet të rëndësishëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot.
Ai shtoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes po zgjerohet dhe po kontribuon në zhvillimin e ushtrisë së Kosovës, si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.