Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) morën pjesë në trajnimin e përbashkët “Export Join Operation Plan”, i organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe zhvilluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky trajnim ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për planifikim në nivel operacional, duke i pajisur ata me aftësitë për të operuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi planifikimi në një shtab të përbashkët.
FSK njofton se ky kurs synon të përgatisë studentët që të jenë të gatshëm për të kontribuar në operacione të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

