Edhe pse fushata zyrtare për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit nis më 17 dhjetor, partitë politike në Kosovë tashmë kanë hyrë fuqishëm në terren, duke e shndërruar këtë periudhë në një “fushatë para fushatës”. Subjektet po zhvillojnë takime intensive me qytetarët, po prezantojnë projekte dhe po testojnë mesazhet e tyre elektorale para nisjes zyrtare të garës.
Në këtë fazë, më pak aktiv në rrjetet sociale po paraqitet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Deri tani ai ka publikuar vetëm numrin rendor të partisë në fletëvotim, duke shmangur postimet e shpeshta që zakonisht karakterizojnë periudhat zgjedhore. Megjithatë, Kurti nuk ka munguar në terren: ai ka nisur prezantimin e projekteve që synon t’i realizojë në fushat e sportit dhe kulturës në disa komuna, përfshirë Suharekën, Rahovecin, Prizrenin, Dragashin dhe Mamushën.
Në anën tjetër, partitë rivale po e shfrytëzojnë çdo ditë të kësaj faze jozyrtare për të forcuar pozicionet e tyre, duke bërë që atmosfera parazgjedhore të ndihet gjithnjë e më tepër.
Edhe pse zyrtarisht heshtje, në praktikë gara ka filluar – dhe dita e votimit po afrohet me një ritëm të ndezur politik. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

