Shoqata e Gastronomëve e Kosovës në shenjë revolte për mos hapjen e sezonit veror, ka paralajmëruar organizimin e një tubimi të gastronomëve për ditën e martë, 25 maj, para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook thuhet se mungesa e vaksinave, mos shqyrtimi i masave në fuqi, mos planifikimi për hapje te verës, mos bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë në hartimin e masave për të gjithë është pakënaqësi e madhe, sidomos kur rajoni po hapet.
“Pasi që kërkesat tona po bien në vesh të shurdhër, zgjidhja e vetme është dalja në rrugë për të shprehur pakënaqësinë. Andaj, ju ftojmë të martën, në ora 18:00, me datë 25.05.2021, që të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” (para Qeverisë) duke kërkuar hapjen e verës, verës që na mbanë gjallë të gjithëve. Revoltohemi me distancë dhe maska, duke respektuar rregullat e pandemisë. Me një vaksinë nuk çel vera. Ta kthejmë lumturinë dhe ekonominë në vend”, theksojnë gastronomët.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.