Gërvalla për vizat: U ngritën çështje teknike, s’pati kundërshtime

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se në diskutimin e mbajtur të enjten në Grupin Punues për Viza të Këshillit të BE-së, nuk ka pasur kundërshtime për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gërvalla ka thënë në Facebook se ka pasur vetëm ngritje të çështjeve teknike, të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtejme brenda Grupit për Viza.

Sipas saj, procesi do të vazhdojë drejt përmbylljes në afatin e rregullt.

“Para vendeve anëtare, Komisioni konfirmoi edhe një herë se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe rekomandimi pozitiv që Komisioni ka bërë qysh në vitin 2018 mbetet i vlefshëm. Grupi për Viza mirëpriti përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht përkrahu vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nuk pati kundërshtime dhe kontestime. Janë ngritur çështje teknike, të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtutjeshme brenda Grupit për Viza, prej ku procesi do të vazhdojë tutje drejt përmbylljes në afatin e rregullt”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka shtuar se sot nuk ishte dita e vendimit.

“Sot ishte dita e nisjes së fazës së fundit të këtij procesi, i cili kohë të gjatë ka vendnumëruar, por që tani është në lëvizje dhe drejt zgjidhjes së tij, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kosovës prej kohësh”, ka shtuar ajo.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-