Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë brenda 24 orëve.
DHUNË NË FAMILJE
· Obiliq 20.10.2025 – 12:10. Në stacion policor janë shoqëruar dy të dyshuarit që kanë qenë duke bashkëjetuar (mashkull dhe femër kosovarë) për shkak se pas një mosmarrëveshjeje e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë e dhunës kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuara në këtë rast ka pasur urdhër mbrojtës kundër të dyshuarit, por pa informuar stacionin policor kishin vendosë të fillojnë bashkëjetesën. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 20.10.2025 – 16:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
Shtërpcë 20.10.2025 – NN. Raportohet për një mosmarrëveshje në mes viktimës femër kosovare dhe të dyshuarit mashkull kosovar. Palët janë dërguar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Prizren 20.10.2025 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku një zyrtar ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari edhe në stacion policore ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë 20.10.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima pas tretmanit mjekësor me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 20..10.2025 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër pasi që të njëjtit janë rrah mes veti. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.