Gjendet një arushë e ngordhur në Korishë të Prizrenit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Në Korishë të Prizrenit është gjetur mbrëmë një arushë e ngordhur.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit, Edon Muçaj, i cili ka thënë se rasti është paraqitur nga qytetarë që kanë hasur arushën.

Ai ka thënë se për rastin janë njoftuar edhe organet tjera përgjegjëse.

“Mbrëmë nga disa qytetarë jemi njoftuar se është hasur një arushë e ngordhur në fshatin Korishë me ç’rast inspektorët e veterinarisë menjëherë kanë dalur në vendngjarje për të shikuar rastin. Sipas dyshimeve të para bëhet fjalë se ngordhja e arushës ka ardhur si rrjedhojë e moshës së shtyer apo ndonjë sëmundje. Për këtë rast janë njoftuar menjëherë edhe organet e tjera përgjegjëse!Ngordhja e këtyre kafshëve është humbje e madhe për natyrën dhe bjeshkët tona!”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-