Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që të reduktojë shërbimet në gjykata dhe të pezullojë çdo bashkëpunim apo aktivitet ku prezentë janë përfaqësues të Qeverisë, për shkak të vendimit të fundit për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme se këshilli ka qenë i detyruar të ndërmarrë këto vendime, ndërkohë ka paralajmëruar të tjera masa nëse Qeveria nuk e tërheq vendimin për pagat.
“KGJK në mbeldhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim: Një, KGJK dhe kryetarët e gjykatave kërkojnë nga Qeveria që ta anulojë menjëherë vendimin 03/109 të 23 nëntorit; Dy, puna e gjykata do të reduktohet dhe do vazhdojë vetëm për shërbime esenciale. Tre, lista e shërbimeve esenciale do të miratohet nga KGJK në takimin e 24 nëntorit; Katër, KGJK dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezentë përfaqësues të Qeverisë; Pesë, nëse Qeveria nuk shfuqizon vendimin e 23 nëntorit 03/109, KGJK më 8 dhjetor vendos për masa të tjera”, ka thënë ai.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.