Gjyshi i lumtur i “trinjakëve”! Koinçidencat e pabesueshme

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

E Përditesuar: Demir Reshiri nga Bresana e Dragashit u gëzua me trashëgimtarë nga djali e dy vajzat të cilët i kishte martuar në gusht të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.

Vajzat e tij, Albana dhe Abetarja, ishin kurorëzuar brenda dy dite, ndërsa dhjetë muaj më pas ishin bërë nëna.

Përveç kësaj, edhe vëllai i tyre, Ditlindi u martua me 29 gusht të 2016, në një datë që përkon me ditëlindjen e tij.

Demir Reshiti është gazetar dhe poet i njohur në Kosovë. Aktualisht punon në RTK-Radio në Prishtinë si drejtues i një emisioni kushtuar mërgimtarëve. Për rreth tre dekadash sa ka punuar në gazetari ka përjetuar momente nga më të ndryshmet që e kanë bërë të ndihet i lumtur por edhe i zhgënjyer.

Vitin e kaluar, përkatësisht më 20, 21 dhe 29 gusht, Demiri martoi djalin e dytë Ditëlindin dhe vajzat Albanën e Abetaren. 10 muaj më pas në të njëjtat data si janë martuar, çiftët e reja e sjellin në jetë nga një djalë duke e bërë Demirin katër herë gjysh, tre nga të cilët ngjajnë në trinjakë!

Një fotografi me “trinjakët” e postuar në kohështrirjen e tij në facebook me diçiturën “Tre djepa – tre nipa dhe një gjysh i lumtur!”, ka zgjuar kureshtjen e qindra miqve të tij, duke mbërritur në afro 1000 pëlqime e shumë komente brenda pak orësh.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-