Goli i parë i Ballkanit ndaj Dritës ishte pozitë jashtë loje, thonë një zëri analistët e emisionit sportiv

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Drita dhe Ballkani është tema kryesore në gjitha emisionet e sportit në Kosovë.

Gjilanasit po pretendojnë se janë dëmtuar në tre raste, derisa gjykimi në këtë ndeshje dhe gabimet janë temë në gjitha emisionet sportive.

Në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal 10, mysafirët njëzëri po mendojnë se është pozitë jashtë loje goli i Albin Berishës.

“Kjo për mua është pozitë jashtë loje, pasi Vitija është në këtë rast portieri. Duhet të jenë dy futbollistë të Dritës që Albin Berisha të jetë në pozitë të rregullt. Kjo për mua oshtë pozitë jashtë loje”, tha Leci.

“Unë mendoj se Drita u dëmtua edhe te anulimi i golit të Blend Baftiut. Kam qenë në stadium, por në atë moment e kam shikuar disa herë edhe në telefon dhe nuk ka pasur kontakt”, deklaroi Leci.

Njësoj mendonin edhe Faruk Statovci, Kastriot Rexha e Shpëtim Idrizi.

Madje trajneri i Trepçës ’89 ka deklaruar se në Podujevë një gol të ngjashëm i është anuluar.

“Ne kemi pasur rast të ngjashëm në Podujevë. Goli i Pllanës është anuluar nga rasti i ngjashëm. Me rregulla të reja kjo është pozitë jashtë loje”, tha Idrizi. /Gazeta Olle/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-