Opoja.net

Goranët: Atë që se bënë kurrë shqiptarët për Pavarësi e bëri Drejtori ynë

Goranët: Atë që se bënë kurrë shqiptarët për Pavarësi e bëri Drejtori ynë

Këtë vit, ndryshe nga të tjerët, përvjetori i pavarësisë së Kosovës u festua në mënyrë të veçantë në Dragash.

Më 16 shkurt, një ditë para përvjetorit, ndërsa të gjithë po përgatiteshin për festën e madhe, në Dragash u festua për herë të parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Berisha”.

Festimi u organizua nga Behar Brenolli, drejtori i ri i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor në Komunën tonë.

Me këtë rast, ai uroi të gjithë punëtorët shëndetësor në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Radio Gorës, ky veprim i drejtorit nga komuniteti jo-shumicë është diçka që nga drejtorët e komunitetit shumicë (shqiptarë) nuk u veprua kurrë më parë.

Kjo është hera e parë pas luftës në vitin 1999 që dikush nga komunitet jo-shumicë është emëruar drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor.

Vaktia e Ramazanit 2021 – 1442 h.

Opoja.net

Xhamitë mbahen të hapura këtë Ramazan

Opoja.net

Fillon vaksinimi në Dragash – Drejtori i QKMF-së e merr i pari

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net