Opoja.net

Gruaja e godet me dru e djep burrin, ia kontrollon telefonin

Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, dje ka ndaluar të dyshuarin B.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, transmeton Koha.net.

Më 19 dhjetor 2018, rreth mesnatës, në komunën e Gjilanit, i dyshuari B.A., për shkak të një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij A.A, janë përleshur, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit.

140
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Përleshja ndodhi derisa bashkëshortja e tij ishte duke fjetur, i dyshuari ia kontrollon telefonin dhe në momentin kur e njëjta e vëren fillon fjalosja mes tyre, me ç’rast i dyshuari e gjuan të njëjtën me telefon, e kap për flokë dhe e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

E dyshuara A.A, në shenjë revolte, dyshohet që me një dru e ka goditur në krah bashkëshortin e saj, pastaj e ka gjuajtur me djep të fëmijëve duke e lënduar në dorë.

Të dyshuarit, si pasojë e goditjeve, kanë pësuar lëndime të dukshme trupore, të cilat edhe janë evidentuar në raportet mjekësore, njofton kumtesa.

Ndaj të dyshuarve është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa për të dyshuarin B.A., është ushtruar edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, me qëllim që të parandalohet përsëritja e veprave penale dhe të sigurohet zbatim i suksesshëm i procedurës penale.

Goditet për vdekje 70-vjeçari në Dragash

Opoja.net

Arrestohen tre persona që fotografuan dhe incizuan afër kampit të Njësisë Speciale në Mitrovicë

Opoja.net

Për tri javë, 19 mijë gjoba për mosrespektim të ligjit antiCovid

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto