1
|
Vezë
|
1
|
Gotë sheqer
|
1
|
Gotë vaj
|
1
|
Gotë kos
|
5
|
Gota miell
|
1
|
Pluhur për pjekje
|
Sheqer vanilë
|
- Vezët, vajin, kosin, sheqerin dhe sheqerin vanilë i përziejmë në një enë së bashku. Ia shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje së bashku. Klëtë masë fillojmë e përziejmë dhe ngjeshim me dorë, derisa të kemi fituar brum të butë.
- Tepsinë e lyejmë me vaj ndërsa furrën e lëshojmë të ngrohet në 200 gradë C.
- Duart i lyejmë me vaj, dhe e marrim copa copa brumin ashtu me duar me vaj bëjmë toptha dhe i vendosim në tepsi. Sa herë krijojmë toptha duart duhet t’i kemi me vaj.
- I fusim për pjekje, dhe janë gati kur të skuqen lehtësisht.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.