Guti i gatshëm ta marrë drejtimin e Barçës: Tani për tani jam i lirë

Opoja.net Opoja.net Sport

Ish mesfushori i Real Madridit, osé María Gutiérrez Hernández, i njohur si Guti, në një intervistë ka folur për situatën e Barcelonës.

Ai tha se personi me përgjegjësinë më të madhe për situatën e një ekipi është gjithmonë trajneri, por jo gjithmonë shkarkimi i tij është zgjidhja.

Guti u pyet se a do ta merrte drejtimin e Barçës, i cili u përgjigj se “tani për tani jam i lirë”.

“Pse jo? Tani për tani jam i lirë”, u shpreh Guti, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv

Ai, gjithashtu foli edhe për atë se nëse në krye të Barcelonës do të vijë ish mesfushori Xavi Hernandes, duke thënë se do të ishte një trajner i madh në rast se kjo do të ndodhte.

“Nëse Xavi stërvit mënyrën se si luajti, ai do të jetë një trajner i madh”, ka thënë Guti. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-