Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në Prizren, ku një personi, hajnat i kanë vjedhur para, orë dore, dhe dyshohet se është një sasi ari.
“VJEDHJE E RËNDË – Prizren,28.10.2023-16:00-22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë tij, duke demoluar gjësende kanë dëmtuar edhe dyert e objektit, si dhe i kanë vjedhur një shumë parash, një orë dore, e dyshohet edhe për një sasi ari. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar PK’ja.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

