Haradinaj: Besoj se ky angazhim serioz i SHBA-së do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane Gabriel Escobar dhe Euroaziatike dhe me ambasadotin Jeffrey Hovenier, ka thënë se besoj se ky angazhim serioz i SHBA-ve do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Besoj se ky angazhim serioz 🇺🇸 do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.
Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep 🇺🇸!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-