Familja Emini nga fshati Zgatar, Komuna e Dragashit, prej më shumë se 20 vitesh ka hapur një restaurant në qytetin Nagold të Gjermanisë, me emrin ‘Provinciale’.
Fal funksionimit të sukseshëm në fushën e gastronomisë, pjekurinave dhe ëmbëlsirave të llojllojshme, ky restaurant që ndodhet në qendër të këtij qyteti gjerman, gjithmonë është frekuentuar nga një numër i madh klientësh.
Një gjë e tillë shihet edhe në pamjet e publikuara ditën e dielë nga pronarët e restaurantit, ku shumë qytetarë dhe shtetas gjerman shijojnë specialitete të shumta të cilat përgatiten dhe shërbehen aty.
Pamje të këtilla janë përditshmëri në këtë lokal, dhe fal cilësisë së përgatitjes dhe shërbimit, është gjithmonë atraktiv jo vetëm për shtetasit gjerman, por edhe turistë të vendeve të ndryshme, të cilët e vizitojnë qytetin e bukur të Nagold-it.
Gjithashtu, vlen të përmendet se në mesin e rreth 30 të punësuarve në këtë restaurant, janë të angazhuar edhe një numër i theksuar i shqiptarëve nga Kosova, ndërsa pronarët gëzojnë respekt të padiskutueshëm jo vetëm nga banorët e qytetit ku ata e ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Sidomos, në këtë restaurant janë të mirëpritur bashkëkombësit nga hapësirat mbarëshqiptare.
Pronarët e këtij restauranti, asnjëherë nuk e largojnë mendjen nga vendlindja e tyre, pasi që një pjesë e familjes së tyre jetojnë në Zgatar, duke investuar edhe në hapjen e fabrikës së konfeksionit ‘Invers One’ në Dragash, në të cilin janë të punësuar mbi 20 persona. /TV Prizreni
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.