Louis Van Gaal ka bërë publike listën e 26 lojtarëve që do të përfaqësojnë Holandën në Katar 2022.
“Gjenerali” ka lënë jashtë Botërorit emra si Ryan Gravenberch (Bayern Munchen) apo Sven Botman (Neëcastle), Brian Brobbey (Ajax), Guus Til (PSV) dhe Jasper Cillessen (NEC), të cilët mund të nisin pushimet.
Van Gaal ka ftuar Xavi Simons, i cili po luan një sezon shumë të mirë me PSV-në. 19-vjeçari (10 gola dhe 4 asiste) nuk e ka veshur kurrë më parë fanellën e ekipit të parë, mundësi që do e ketë në Kupën e Botës. Feston edhe Jermemie Frimpong.
Here it is. Our World Cup squad! 
#NothingLikeOranje | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/s4KMWBvJQU
— OnsOranje (@OnsOranje) November 11, 2022
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.