Opoja.net

Hoti takohet me Likajn, flasin për mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla

Hoti takohet me Likajn, flasin për mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku është informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla.

Ministri në detyrë, Ramë Likaj, theksoi se mbarëvajtja e procesit mësimor është duke u mbikëqyrur në vazhdimësi nga ana e inspektorëve të arsimit, në mënyrë që ky proces të  realizohet sipas planit të MASH-it.

Ndër të tjera, është diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar në arsimin parauniversitar të Komunës së Kamenicës, si pasojë e mos vijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.

Likaj e ka informuar kryeministrin edhe rreth procesit të përmbushjes së obligimeve që ka Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për anëtarësim në ENQA, si dhe situatës së krijuar pas dorëheqjes së tre anëtarëve ndërkombëtarë dhe dy anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC)

Mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid

Opoja.net

Kur do të lejohen dasmat në Kosovë?

Opoja.net

Vitia premton: Hoteleria dhe gastronomia hapen më 18 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net