Opoja.net

Hoti: Vendimi i Shqipërisë po dëmton prodhuesit në Kosovë

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se vendimi nga ana e Qeverisë së Shqipërisë për çmimin referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen atje i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë.

“Kjo politikë e qeverisë shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.

“Ne do të shqyrtojmë me kujdes këtë veprim të palës shqiptare. Përmes MTI-së kemi kërkuar nga pala shqiptare të heq këto çmime referente menjëherë”.

“Ju kemi kërkuar atyre që për qëllime të llogaritjes së ngarkesës me taksë doganore të përdorin çmimet furnizuese të dëshmuara nga prodhuesit e patates në Kosovë.”

“Nëse nuk ka lëvizje do të shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke për të ruajtur prodhuesit tanë”, ka përfunduar Hoti.

​Kultivuesit e deleve dhe dhive kërkojnë rritje të subvencioneve, ndryshe paralajmërojnë protesta

Opoja.net

Siberia regjistron temperatura alarmante prej 48 gradë Celsius

Merlinda Guraj

Masat e nxehta ajrore nga Afrika rëndojnë cilësinë e ajrit në Kosovë

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net