Humbje e pafat për KF Opoja në Vitomiricë përballë KF Beharit

Opoja.net Opoja.net Opoja Sport

Skuadra e KF Opoja pësoi një humbje në transfertë ndaj KF Behari në ndeshjen e zhvilluar në Vitomiricë, pavarësisht se gjatë gjithë takimit tregoi lojë më të mirë dhe krijoi shumë raste shënimi.

KF Opoja arriti ta kontrollojë lojën në pjesë të mëdha të ndeshjes dhe kaloi dy herë në epërsi falë golave të Fit Sinanit dhe Yzer Hajdarit. Megjithatë, rastet e shumta të krijuara nuk u shfrytëzuan si duhet, gjë që ndikoi që skuadra të mos arrijë ta ruajë avantazhin deri në fund të takimit.

Pavarësisht këtij rezultati të pafavorshëm, skuadra mbetet e motivuar dhe e përkushtuar për të vazhduar përpara, duke synuar rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme dhe arritjen e objektivave të vendosura për këtë sezon. 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-