Opoja.net

I jepet lamtumira e fundit Daut Rakipit, veteranit të UÇK-së

Aktuale Opoja

Sot, në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve, bashkëfshatarëve e miqve, me nderime iu dha lamtumira e fundit Daut Rakipit, ish luftëtarit të UÇK-së.

Daut Rakipi, nga fshati Bresanë i Dragashit, kishte ndërruar jetë të martën, në moshën 43 vjeçare, nga një sulm në zemër në Austri.

Si luftëtar i UÇK-së, Dauti ishte dalluar gjatë operacionit “Shigjeta”, Drejtimi Taktik nr. 2, në të cilin merrnin pjesë shumë luftëtarë nga treva e Opojës së Dragashit.

Pas vete, i ndjeri ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur.

Pasi e ka dëgjuar lajmin për vdekjen e luftëtarit opojan, Daut Rakipit, shkrimtari, veprimtari dhe bashkëluftëtari i tij, Bedri Halimi, i ka thurur një poezi çasti:

DAUT RAKIPI

(Akrostik)

Drejt dritës fluturove

Atdheu kur ish’ në robëri

UÇK-së iu bashkove

Të luftoje për liri

Retë e zeza për t’i shpërndarë

Armën mbajte me trimëri

Krah për krah me bashkëluftarë

I përkrahe me besnikëri

Pranverën e sollët me yjet – fanar

Ishe dhe mbete shembull, o njeri

/Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për sulm në një kafiteri në Bellobrad të Dragashit

Opoja.net

Nëntë të vdekur nga Coronavirusi në komunën e Dragashit

Opoja.net

225 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 2 raste në Dragash

Opoja.net

Dragash: Kërkohet nga gjykata që të detyrohet i padituri të bëjë dorëzimin e çelësit të shtëpisë që është objekt i padisë

Opoja.net

Kusari thotë se në Dragash ku qëndroi Hoti mund të jenë infektuar persona tjerë

Opoja.net

Hoti gjatë ditës qëndroi në Dragash – Në mbrëmje njoftoi se është me Covid-19!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net