Dy djemtë kosovarë, yje të futbollit, Vedat Muriqi e Fisnik Asllani shënuan për ekipet e tyre në ndeshjet ndaj kundërshtarëve edhe sot.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u bë protagonist në ndeshjen e sotme të Mallorcas ndaj Elches, duke shënuar një gol të bukur dhe duke konfirmuar formën e tij fantastike këtë sezon në LaLiga.
Pas ndeshjes LaLiga me një postim në Instagram e përshkroi Muriqin si “piratin favorit të Ishullit të Mallorcas”, duke vlerësuar performancën e tij në rrjetet sociale.
Me këtë gol, Muriqi renditet i treti në listën e golashënuesve të LaLiga-s, pas Ferran Torres dhe Kylian Mbappé, me gjithsej 9 gola këtë sezon, duke treguar se është një prej sulmuesve më të rrezikshëm në kampionat.

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

