Shkon për të peshkuar. Merr me vete armën e gjuetisë. Derisa po peshkonte – armën e lë rreth 20 metra larg nga vendi ku peshkonte. Për një çast e pa se pushka e gjahut nuk ishte aty. Ngjarja kishte ndodhur në Bresanë të Dragashit.
H. N. e kishte lajmëruar policinë për rastin që i kishte ndodhur.
“I njëjti i thotë policisë që armën e kishte lënë 15-20 metra nga vendi ku peshkonte ndërsa në një moment kishte vërejtur se arma ishte zhdukur. Arma ka qenë pushkë gjahu e markës C. Z. RINGNECK me dokumente të vlefshme të lëshuara nga MPB”, tha zëdhënësi i policisë Regjionale të Prizrenit, Hazir Berisha, trasmeton Opoja.net.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.