IHMK paralajmëron vërshime dhe përmbytje në disa zona

Opoja.net Opoja.net Kosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar rreth gjendjes në disa zona pasi që pritet të ketë reshje shiu dhe shkrirje të borës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit, pas intensitetit të lartë të shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut, në disa zona gjatë ditës së nesërme mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje.

“Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-