IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve para fillimit të vitit shkollor është i domosdoshëm

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë lëshuar një njoftim për prindërit duke apeluar që fëmijët të vaksinohen para fillimit të vitit të ri shkollor dhe paraqitjes në institucionet parashkollore, si çerdhe dhe kopshte.

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Në këtë njoftim theksohet se vaksinimi sipas Kalendarit të Rregullt të Vaksinimit është i domosdoshëm për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe komunitetit në tërësi. Vaksinat konsiderohen të sigurta dhe mbrojnë fëmijët nga sëmundje të rënda dhe ngjitëse. Po ashtu, vaksinimi i kryer në kohë është masa më efektive për të parandaluar shpërthimet e mundshme të sëmundjeve infektive, duke siguruar kështu një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe parashkollor.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se shëndeti i fëmijëve është mbrojtja më e mirë për ta dhe për shoqërinë. Prandaj, prindërit ftohen që në ditët në vijim të vizitojnë qendrën më të afërt të mjekësisë familjare për të kryer vaksinimin e nevojshëm para nisjes së vitit të ri shkollor.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-