Një incident ka ndodhur mes dy të miturve në një shkollë fillore të Prizrenit, paraditen e sotme.
Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje, një vajzë 14 vjeçare është therur me thikë.
Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, deklaroi se i dyshuari i moshës 12 vjeçare është shoqëruar në stacionin policor.
“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

