Si pasojë e një avarie në rrjet, një pjesë e lagjes Arbëria në Prishtinë aktualisht është pa furnizim me energji elektrike
Linja nëntokësore 10 kV, e cila furnizon një pjesë të lagjes Arbëria, në pasditën e sotme ka dalur nga funksioni si pasojë e një avarie, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ekipet e KEDS kanë dalur menjëherë në terren, ku kanë lokalizuar prishjen dhe po punojnë me intenzitet të lartë për ta sanuar në kohën më të shpejt të mundshme.
Kabllot nëntokësore të cilat janë djegur pritet të zëvendësohen me të reja, andaj ky proces mund të marrë kohë.
KEDS do ju mbajë të informuar nga terreni lidhur me këto punime.
Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonës e cila furnizohet nga kjo linjë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.