IPK-ja rekomandon suspendimin e katër policëve në Suharekë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të stacionit në Suharekë, përfshirë një toger, një rreshter dhe dy zyrtarë të tjerë policorë.

Ky rekomandim u bë pasi hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren në lidhje me moszbatimin nga zyrtarët policorë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Gjykata me aktvendim kishte urdhëruar ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimi me paraburgim ndaj një dy pandehurve, njëri i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve kurse tjetri i dyshuar për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Tutje bëhet e ditur se po ndërmerren veprimet hetimore ndaj këtyre policëve në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Prizren me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-