Italianët kanë shtuar mesatarisht dy kilogramë peshë, gjatë mbylljes si pasojë e koronavirusit

Opoja.net Opoja.net Kuriozitete

Kështu është thënë në një hulumtim i organizatës Coldiretti, sipas të cilës kryesisht ka ndikuar qëndrimi në shtëpi dhe pamundësia për të bërë stërvitjet e zakonshme.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, këto janë shoqëruar me një bum ushqimesh komode të mbushura me sheqer, karbohidrate dhe yndyrë.

Madje, edhe sasia e ushqimit në tryezat italiane u rrit me 18 për qind gjatë bllokimit.

Dhe siç thuhet më tej, italianët tani kanë filluar të përpiqen të “zbrazin” atë bagazh të tepërt pasi të lejohen të hedhin vrap, të ecin dhe të bëjnë ushtrime personale nëpër parqe dhe përgjatë detit në fazën e dytë të urgjencës së koronavirusit.

Kështu, rreth 47% e italianëve kanë thënë se humbja e peshës është një nga qëllimet e tyre prioritare.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-