Jasharaj: Në shtator nuk do të ketë grevë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se nuk do të ketë grevë me fillim të shtatorit.

Ai tha se ky është një lajm jo i mirë për ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.

“Po të kërcënonim ne me greva ata do të kënaqeshin sepse do të harrohej vaji, gruri , milionat për energjinë ne veri, çerdhet e pa nisura , po edhe lojërat e këqija të Hekuranit për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale”, tha Jasharaj.

“Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva. Po presim, që pas gjithë proceseve gjyqësore Ministrja, që po i ikin zëvendësministrat t’i kthehet një ditë problemeve në arsim”, tha tutje ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-