Katër persona grushtohen e theren me thika në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Dragash.Policia e Kosovës njofton se nga kjo rrahje dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore.

“Për shkaqe të panjohura ka ndodhur një rrahje në mes të dy të dyshuarve dhe dy viktimave, ku të dyshuarit kanë përdorur mjete të mprehta–thika”, njofton Policia e Kosovës.

“Si pasojë e rrahjes dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore nga përdorimi i mjetit të mprehtë”.

“ Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit janë liruar”.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

(Opoja.net)

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-