KEDS mobilizon dhjetëra ekipe në terren pas përkeqësimit të motit

Opoja.net Opoja.net Kosova
Aktualisht, disa pjesë të vendit po ballafaqohen me mot të ligë. Si pasojë e breshërit të madh dhe erërave kanë filluar të paraqiten edhe avari në rrjet.
KEDS menjëherë ka mobilizuar dhe angazhuar dhjetëra ekipe në terren për të identifikuar dhe sanuar këto avari në kohën më të shpejtë të mundshme.
KEDS u bën apel konsumatorëve që në rast se shohin avari në rrjet, asessi të mos i afrohen por menjëherë të kontaktojnë Qendrën e Thirrjes në 0800 791 00.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-