Doktori i njohur, Lul Raka sonte është kërcënuar me jëtë nga një qytetar,shkruan IndeksOnline.
Madje, atij po i rrezikohet edhe jeta e familjarëve.
Raka ka shpërndarë një fotografi si dëshmi në rrjetin social “Facebook” ku një person e ka kërcërnuar se do ta “kall me krejt familjen”.
“O maxhup me bo me na shti karantinë omët at kall perse xhalli me krejt familjen”, i ka shkruar qytetari Rakës.
Nga këto fjalë nënkuptohet se Raka është kërcënuar nëse rekomandon që ndonjë qytet të hyj në karantinë për shkak të rritjes të rasteve të reja me koronavirus.
Ndryshe, Raka ishte shpallur si Europiani i Vitit 2020, një çmim që ndahet çdo vit me rastin e Ditës së Evropës nga Bashkimi Europian në Kosovë. /IndeksOnline/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.