Opoja.net

Kërkimi i natës së Kadrit…

Kërkimi i natës së Kadrit…

Kërkimi i natës së Kadrit:pse nuk është mirë të bëhet ibadet vetm në natën e 27 të Ramazanit?

Imagjinoni që mbreti ju fton në pallatin e tij dhe ju ofron 10 shporta, të cilat në dukje janë të njëjta, dhe ju thotë se njëra prej atyre shportave është e veçantë, sepse përmban një formulë të veçantë, sepse çfarëdo që të vendosni në të, do të shumëzohet për 1000 herë. Pastaj, ai ju jep 10 monedha ari dhe ju kërkon t’i vendosni ato monedha ari në cilëndo shportë që dëshironi. Çka do të bënit ju në atë moment?

A do t’i vendosni të
gjitha monedhat e arta në një shportë duke shpresuar se ajo është shporta e
veçantë, në të cilën gjithçka do të shumëzohet për 1000 herë, apo do ta vendosni
nga një monedhë ari në secilën shportë, duke ditur me siguri se të paktën do të
shumëzohet një herë?

Natyrisht, mendimi i
dytë është shumë më i sigurt për sukses, pse do të rrezikonit për opsionin e
parë?

Shumë prej nesh, për
fat të keq, rrezikojmë në këtë mënyrë me Natën e Kadrit, duke e vendosur të
gjithë përpjekjen tonë në natën e 27-të, ose vetëm në netët teke, që për fat të
keq, nuk është strategji më e mençur.

Ja pse:

1. Kjo nuk është
mënyra se si Pejgamberi (savs) i ka kaluar 10 netët e fundit. Pejgamberi (savs),
i kalonte të gjitha 10 netët e fundit në ibadet;

2. Sipas mendimit të
disa dijetarëve muslimanë, Nata e Kadrit, përveç netëve teke, mund të jetë edhe
në cilëndo nga 10 netët e fundit të ramazanit;

3. Në përputhje me
ndryshimet në llogaritjen dhe shikimin e hënës, ndonjëherë ekziston rreziku që,
edhe pse ne mendojmë se ajo ishte natë teke, ajo, në fakt, mund të jetë natë qifte,
andaj pse të rrezikojmë?

Si ta bëjmë maksimumin
e aksioneve në 10 netët e fundit, dhe të jemi të sigurt se në Natën e Kadrit kemi
qenë të suksesshëm?

1. Le të jemi
këmbëngulës – të bëjmë ibadet çdo natë;

2. Le të bëjmë një
minimum për ibadete në 10 ditët e fundit, p.sh. obligohemi që mos të shkojmë në
gjumë, derisa të falim një numër të caktuar të rekateve;

3. Mos ta lëshojmë namazin
e jacisë dhe sabahut pa e falë në xhemat, dhe mos të flemë para namazit të
vitrit;

4. Le të ndajmë
sadakë çdo natë, qoftë edhe nga 1 euro;

5. Le të lutemi, çdo
natë, për ato gjëra që na interesojnë më shumë.

Autor: Mohammad Faris

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

SA I MJERË QË ËSHTË I BIRI I ADEMIT

Merlinda Guraj

ZEKATI I FITRIT – RREGULLA DHE DOBI

Merlinda Guraj

DISA RREGULLA TË JETËS

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net