Këto janë masat e reja për mbrojtje nga COVID-19 në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur për FrontOnline, pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe me kryetarët e komunave.

“Kemi biseduar për masat e reja që do të ndërmerren, pra edhe për Asociacionin edhe për kryetarët e komunave mbrojta e jetës së qytetarëve është prioritet edhe ministri na informoi”, ka thënë ai për FrontOnline.

Ai ka deklaruar se e kanë ripërsëritur kërkesën e tyre që të shtohet numri i qendrave të vaksinimit.

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Kemi kërkuar që të shtohet përsëri numri i qendrave të vaksinimit, që popullata të vaksinohet më shumë, ndërsa ministri në këtë kërkesë u përgjigj që popullata është duke u vaksinuar në proporcion me numrin e  vaksinave që posedon Kosova. Por, edhe na informoi që edhe 470 mijë vaksina të reja do të vijën nga rrjeti Covax”, është shprehur, Ibrahimi për FrontOnline.

 

Kryetarët e komunave kundër mbylljes totale

Asociacioni i Komunave të Kosovës, dhe kryetarët e komunave janë kundër mbylljes totale të vendit.

Ani pse ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga Covid-19, shkruan FrontOnline.

Që janë kundër mbylljes e ka thënë për FrontOnline, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai, ka pohuar se derisa ka vaksina nuk duhet të ketë mbyllje totale.

Mbyllje totale jo, pra edhe kryetarët e komunave edhe Asociacioni nuk është pro mbylljes totale, të gjithë kryetarët janë pro vaksinimit të popullatës, e kundër mbylljes. S’kemi nevojë të mbyllemi, jemi mbyllur kur s’kemi pas vaksina, e tash i kemi vaksinat s’kemi nevoje për mbyllje. Shpëtimi nga varianti Delta është vaksinimi dhe për këtë ne po kërkojmë që të shtohen qendrat e vaksinimit”, ka thënë ai, për FrontOnline.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 16 vdekje e dy mijë e 98 raste të reja me Covid-19.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-