KF Opoja në heshtje totale, 10 ditë para mbylljes së afatit kalimtar

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

KF Opoja nuk ka luksin me fjetë!

KF Opoja po hesht… dhe kjo heshtje po bëhet alarm. Në momentin më vendimtar të sezonit, kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, klubi nuk ka sjellë ASNJË përforcim. Përkundrazi, skuadra ka humbur edhe disa nga lojtarët kryesorë.

Kjo nuk është thjesht neglizhencë kjo është papërgjegjësi ndaj fanellës, ndaj tifozëve dhe ndaj vetë emrit të klubit.

Çka po ndodh brenda klubit?
Pse nuk ka asnjë njoftim?
Pse nuk ka asnjë sqarim?
Pse po lihet skuadra në këtë gjendje?

Tifozët nuk meritojnë heshtje. Komuniteti që e ka mbajtur këtë klub gjallë nuk meriton paqartësi. Futbolli nuk luhet vetëm në fushë luhet me organizim, vizion dhe përgjegjësi jashtë saj.

Nëse vazhdohet kështu, rreziku nuk është vetëm për këtë sezon, por për vetë seriozitetin e klubit në të ardhmen.

KF Opoja ka nevojë për veprim, jo për heshtje. TANI.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-