KF Opoja rikthehet në fushë me synime të mëdha
Ka nisur zyrtarisht kapitulli i ri për KF Opoja. Ekipi sot fillonë stërvitjet për sezonin e ri, me përkushtim të plotë dhe motiv.
Pas një periudhe pushimi, lojtarët janë rikthyer me uri për sukses dhe me një objektiv të qartë: të japin maksimumin në kampionat. Përgatitjet pritet të jenë intensive, ndërsa stafi teknik po punon për ta ngritur ekipin në nivel edhe më të lartë.
Sezoni i ri nuk është vetëm një fillim është një mundësi për të dëshmuar forcën, unitetin dhe ambicien e klubit.
Fokusi është i qartë. Rruga ka nisur. 💚🤍
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

