Kirurgu që ofendoi pacienten në Prizren, pritet të del para Komisionit Disiplinor

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Rrahim Ymeri, pritet të dalë para Komisionit disiplinor, për rastin e fyerjes së pacientes.

Zëdhënësi i Spitalit, Shefajet Berisha tha se ky rast është në procedurë të trajtimit nga Komisioni disiplinor.
“Rasti është ende në procedurë”, tha Berisha.

Rrahim Ymeri u pezullua nga puna, në fillim të këtij muaji, pas publikimit të një video-incizimi, në të cilën dëgjohej duke fyer pacienten që ishte bërë operacion nga ai pas dhimbjeve që pati nga ‘Apendeisi’ apo njohur ndryshe si ‘Zorra Qorre’.

Ai, nuk hezitoi që pacientes t’i referohej me zë të lartë dhe madje me fjalë fyese. “Punë e madhe që ke dhimbje , mos më shurdho shumë, mos u bë idiote, shuj. Ik aty majmun, se po ta dho një shuplakë. S’të vjen marre , shuj, mbylle gojën, mbylle”, ishin vetëm disa prej fjalëve që doktori i tha pacientes.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, pas publikimit të video-incizimi, kërkoi marrjen e masave të menjëhershme ndaj mjekut. Ai, u suspendua nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren, ndërkaq me vetë-iniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të kësaj çështje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-