Kompanitë transportuese që operojnë në mënyrë të ligjshme në linjën Prizren–Prishtinë–Prizren kanë reaguar ndaj informacioneve të fundit që po qarkullojnë në publik lidhur me një rritje të pretenduar të çmimeve të biletave.
Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve, ato kanë bërë të ditur se këto lajme janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Sipas tyre, çmimet e transportit në këtë linjë mbeten të pandryshuara dhe vazhdojnë të jenë të njëjta si më parë.
Kompanitë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve të pasakta dhe të mbështeten vetëm në njoftimet zyrtare për çdo ndryshim eventual.
Ato gjithashtu kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

