Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit kanë lënë disa komuna pa asnjë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës. Në mesin e këtyre komunave është edhe komuna e Dragashit, shkruan Opoja.net.
Dragashi, Fushë Kosova, Lipjani, Obiliqi, Juniku dhe Hani i Elezit janë gjashtë komunat me shumicë shqiptare që nuk do të kenë asnjë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, janë rreth 15 komuna tjera që kanë nga 2 deri në 10 deputetë. Kurse, më së shumti përfaqësues në Kuvend do të ketë Prishtina, 20.
Më poshtë ua sjellim emrat e disa deputetëve të ndarë sipas komunave:
Prishtina: Memli Krasniqi, Albin Kurti, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj-Bujupi, Liburn Aliu, Frashër Krasniqi, Qëndron Kastrati, Fitore Pacolli, Behgjet Pacolli, Lumir Abdixhiku, Arben Gashi, Teuta Rugova, Ismet Beqiri, Korab Sejdiu, Islam Pacolli, Doruntinë Maloku.
Prizreni: Nezir Çoçaj, Zafir Berisha, Luljeta Veselaj-Gutaj, Albulena Balaj-Halimaj, Mytaher Haskuka, Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Haxhi Avdyli.
Peja: Rrustem Berisha, Xhavit Haliti, Dukagjin Gorani, Ali Lajçi, Fatmire Kollçaku, Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Hykmete Bajrami, Ramiz Kelmendi.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.