Konjufca ia dorëzon detyrën e presidentit Osmanit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Glauk Konjufca, ish-u.d i presidentit, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën presidentes, Vjosa Osmanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca e ka uruar Osmanin në detyrën e re.

Atë e ka vlerësuar me cilësi të larta njerëzore.

Kam nderin dhe përgjegjësinë që t’ia dorëzoj detyrën Vjosa Osmani Sadriut. Ajo ka pasur përfaqësim të dinjitetshëm në të gjitha pozitat që ka pasur si deputete dhe të tjerat. E dyta është një person që në angazhimin e vet politik ka qenë një mbrojtëse e vlerave dhe parimeve dhe një avokate e pakompromis e kombit shqiptar. Duke qenë se pozita e presidentit  është pozita më e lartë shtetërore, e cila duhet ta përfaqësoj në tërësi popullin. Nuk kam dyshim se është përgjegjësi që do ta kryejë me nder për popullin të cilin ajo përfaqëson ajo. Presidente urime detyra e re, unë si kryetar i Parlamentit pres bashkëpunim të mirë”, tha Konjufca.

Osmani, në fjalimin e saj tha se përgjatë pesë viteve të ardhshme, do të ketë shumë sfida por që do t’i kalojë.

Osmani u zgjodh sot Presidente e Kosovës me 71 vota.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-