Dardanët në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg do të përballen me suedezët me fillim nga ora 20:45.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda do të duhet t’ia dalë në këtë ndeshje pa disa lojtarë shumë të rëndësishëm, shkaku i lëndimeve dhe kartonëve.
Fillimisht nga lista fillestare u largua Florian Haxha për shkak të lëndimit, derisa rrugën e tij e ka ndjekur edhe Lumbardh Dellova që nuk ka arritur të rikuperohet.
Në mbrojtje Foda nuk mund të llogarisë edhe në shërbimet e Fidan Alitit që është larguarunga grumbullimi shkaku i suspendimit me kartonë.
Ndërkohë një tjetër lajm i keq është edhe largimi i Elvis Rexhbecajt, i cili pësoi lëndim ndaj Sllovenisë dhe nuk do të luaj ndaj Suedisë. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.