Nga aeroportet e botës, nga rrugët e Evropës e deri në Amerikë, një flamur, një emër, një ndjenjë: Kosova.
Këta djem në foto jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Por kur luan Kombëtarja, ata janë kudo, në çdo qytet, në çdo stadium, në çdo rrugëtim.
Nuk janë thjesht tifozë.
Janë nga ata që e ndjekin Kombëtaren hap pas hapi, pa kursyer kohë, pa kursyer mund sepse për ta kjo është më shumë se sport.
Sot në Bratisllavë luhet ndeshja Sllovaki – Kosovë. Por kjo ndeshje është më shumë se 90 minuta.
Është një hap drejt një ëndrre të madhe, drejt kampionatit botëror që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Dhe pikërisht për këtë arsye, rrugëtimi i Kosovës nuk ka kufij sepse aty ku shkon Kombëtarja, shkon edhe besimi i këtyre djemve.
Kosova nuk luan vetëm në fushë. Luan me një popull të tërë pas vetes, sepse kjo nuk është vetëm lojë. Është identitet. Është përkatësi. Është krenari.
Sot në Bratisllavë.
Nesër në Amerikë.
Kosova është kudo ku ka zemër për të.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

