Në Kosovë ditët e fundit ka pasur rënie drastike të rasteve me COVID-19, shkruan Opoja.net.
Sipas të dhënave të MSH-së, numri i rasteve aktive ka rënë në hiç më shumë se 1 mijë e 335, shkruan lajmi.net.
Pavarësisht kësaj dhe pavarësisht kërkesave për heqjen e saj, në Kosovë po vazhdon të jetë si masë aktive ora policore nga ora 10:00 e mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Nga fillimi i procesit e deri sot, janë administruar gjithësej 1 milion e 419 mijë doza të vaksinës.
Në total, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë të imunizuar 598 mijë e 551 qytetarë.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse qeveria Kurti do të marrë masa lehtësuese. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.