Kosova rikthehet në aksion, sonte përballet me Suedinë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet sonte në fushë, ku do të përballet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.

Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet sonte në fushë, ku do të përballet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.

Opoja.net Opoja.net Sport

Dardanët vijnë në këtë duel pas humbjes 4-0 në udhëtim ndaj Zvicrës, por atmosfera brenda kampit mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje më dinjitoze ndaj suedezëve. Megjithatë, trajneri Franco Foda nuk do të ketë në dispozicion disa nga lojtarët kryesorë. Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe kapiteni Amir Rrahmani do të mungojnë edhe në këtë përballje, me Rrahmanin që u lëndua pikërisht në sfidën e fundit ndaj Zvicrës.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, përzgjedhësi gjerman i Kosovës u shpreh i bindur se skuadra do të shfaqet ndryshe nga takimi me Zvicrën. “Ne kemi analizuar të gjitha gabimet në atë ndeshje. Jam i bindur që kundër Suedisë do të luajmë shumë më mirë. Jemi në shtëpi dhe do të përpiqemi t’i kënaqim shikuesit, sikurse në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar. Suedia është favorite, por për mua e rëndësishme është që ne të bëjmë një tjetër ndeshje,” tha Foda.

Përballja e sontme është e rëndësishme për ambiciet e Kosovës në këto kualifikime, ndërsa pritshmëritë e tifozëve janë që Dardanët të tregojnë karakter dhe lojë të fortë ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë si Suedia.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-