Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar kandidatët për kryetarë të komunave të cilët janë 166, ndërsa kandidatë për Kuvend Komunal janë certifkuar gjithsej 5 mijë e 198 persona.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi.
Ndërsa sot është dita e fundit e fushatës, ku me 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale.
Njoftimi i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar _ subjekte politike, prej të cilave Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është: 5 mijë e 364 kandidatë (M 3,413; F: 1,951), prej të cilëve 166 kandidatë për Kryetarë të Komunave (M 152; F 14) dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale (M 3,261; F 1,937).
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.