Sot pritet të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbrëmë përfundoi procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora.
Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha mbrëmë se rezultatet përfundimtare do të shpallen gjatë të enjtes.
“Rezultatet do të shpallen ditën e enjte më 4 mars. Do të përfshijnë rezultatet për të gjitha partitë, komunat, qendrat e votimeve dhe rezultatet e votimit me kusht dhe me postë”, tha Elezi.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.