Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet për Asamble Komunale dhe Kryetar Komunash.
Në bazë te rezultateve përfundimtare, fitues i zgjedhjeve në Dragash është Shaban Shabani me 51.07 % ose 6 579 ndërsa Selim Kryeziu ka marrë 48.93 % ose 6 303 vota.
Me zgjedhjen e Shaban Shabanit kryetar komune, në vend të tij në asamble komunale nga radhët e PDK-së do të zhvendoset Shpetim Hajredini i cili ka marrë 188 vota./Opoja Sot
Rezultatet perfundimtare
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.